2015-06-21 14:25:00

Zgjedhjet lokale në Shqipëri: provë e re drejt BE-së


 Më se 3,3 milionë zgjedhës në Shqipëri, vijojnë të marrin pjesë në votimet e para administrative, pas reformës, që e reduktoi numrin e bashkive nga 373 në 61.  Votohet për 157 kandidatë.

Zgjedhjet e sotme vendore, të shtatat që nga viti 1991, konsiderohen si mjaft të rëndësishme për  reformimin e qeverisë.

Votimi shikohet edhe si provë në udhën e Tiranës drejt BE-së, posaçërisht përsa i përket transparencës dhe rendit publik.

15. 299 qendrat e votimit, në të cilat janë të pranishëm 200 vëzhgues të OSBE-së, do të jenë të hapura deri në orën 19.00 . Rezultatet priten për nesër, e hënë, 22 qershor.  








All the contents on this site are copyrighted ©.