2015-06-19 16:30:00

Vatikan: Mesazhi për Ramazan nga Këshilli Papnor për dialogun ndërfetar kundër çfarëdo dhune


“Të krishterë e myslimanë: së bashku për t’iu kundërvu dhunës që ushtrohet në emër të fesë”: ky është titulli i mesazhit dërguar myslimanëve nga Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar me rastin e fillimit të Ramazanit. Urimet drejtuar besimtarëve të fesë islame, në emër të Papës Françeskut, janë të kardinalit Jean-Louis Tauran, President i Këshillit Papnor, e atë Miguel Ayuso Guixot, sekretar i të njëjtit dikaster të Selisë së Shenjtë.
Vatikani nënvizon seriozitetin e rëndë të krimeve që janë bërë ndaj disa komuniteteve etnike e fetare: “Për disa ndër ju, si dhe për të tjerët që u përkasin komuniteteve të ndryshme fetare, mbi gëzimin e festës bie hija e kujtimit të të dashurve që kanë humbur fetën apo që kanë humbur të mirat e tyre apo që kanë vuajtur fizikisht, mendërisht e deri edhe shpirtërisht për shkak të dhunës. Komunitete etnike e fetare në shumë Shtete të botës kanë pësuar vuajtje të mëdha e të padrejta: vrasja e disa anëtarëve të tyre, shkatërrimi i thesarit të tyre kulturor e fetar, emigrimi i detyruar e dëbimi prej shtëpive e qyteteve të tyre, ngacmimi e përdhunimi i grave të tyre, robërimi i disa anëtarëve të tyre, tregtimi i qenieve njerëzore, tregtimi i organeve, e deri edhe shitja e kufomave”. Për Selinë e Shenjtë “ajo që e bënë edhe më të urryer gjendjen është përpjekja e justifikimit të akteve të shëmtuara në emër të fesë”.
“Do të ishte e tepërt të thuhet se ata që kanë përgjegjësinë e sigurisë e të rendit publik – lexohet akoma në mesazh – po kështu kanë edhe detyrën për t’i mbrojtur njerëzit e pasurinë e tyre para dhunës së verbër të terroristëve. Në anën tjetër, ekziston edhe përgjegjësia e atyre që kanë detyrën e edukimit: familjet, shkollat, tekstet shkollore, udhëheqësit fetarë, fjalimet fetare, mediat.
Dhuna e terrorizmi lindin së pari në mendjen e personave të devijuar, më pas kalojnë e zbatohen në terren. Të gjithë ata që janë të përfshirë në edukimin e të rinjve e në fusha të ndryshme të edukimit, do të duhej të mësonin vlerën e shenjtë të jetës e të dinjitetit që ka çdo njeri, pavarësisht nga etnia e tij, feja, kultura, pozita shoqërore apo përcaktimi politik. Nuk ka asnjë jetë personale që është më e çmueshme se jeta e dikujt tjetër për arsye të përkatësisë së tij specifike të racës apo fesë. Prandaj, askush nuk mund të vras. Askush nuk mund të vras në emër të Zotit; do të ishte një krim i dyfishtë:  krim kundër Hyjit e kundër vet njeriut”.








All the contents on this site are copyrighted ©.