2015-06-18 15:11:00

Enciklika: Papa ia transmeton përmes web-it ipeshkvijve të mbarë botës


Papa Françesku në një farë mënyre e ndau bashkë me Ipeshkvijtë e mbarë botës Enciklikën ‘Lëvduar qofsh’. Kështu tregoi atë Federiko Lombardi, zëdhënës i Vatikanit, gjatë paraqitjes zyrtare të Letrës enciklikë. “Papa deshi t’i jepte një rëndësi të veçantë kishtare kësaj Enciklike – shpjegoi – E ka gati një muaj, duke përfituar nga web-i, që kur Papa Françesku ka filluar përgatitjen e paraqitjes së Enciklikës me Ipeshkvijtë e mbarë botës”.
Para dy ditësh, pastaj, shpjegoi atë Lombardi, “Ati i Shenjtë u ka dërguar të gjithë Ipeshkvijve të botës një mail përmes të cilit u ka dorëzuar Enciklikën me një përkushtim personal drejtuar çdonjërit”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.