2015-06-17 13:28:00

Papa: kërkojmë falje për ata që ia mbyllin portat emigrantëve


 “Ju ftoj të gjithë të kërkojmë falje për ata individë e institucione, të cilët ua mbyllin portat këtyre njerëzve, që kërkojnë një familje, që kërkojnë pakëz kujdes”. Me këto fjalë, shqiptuar lirisht, jashtë tekstit zyrtar, e përfundoi Papa Françesku  thirrjen në favor të refugjatëve, për të cilët, të shtunën e ardhshme, do të kremtohet Dita botërore, themeluar nga Kombet e Bashkuara:

“Të lutemi për shumë vëllezër e motra, tha Papa, që kërkojnë strehë larg trojeve të tyre, që kërkojnë shtëpi, ku të mund të jetojnë pa frikë e t’u respektohet gjithnjë dinjiteti. Inkurajoj veprimtarinë e të gjithë atyre, që i ndihmojnë e uroj që bashkësia ndërkombëtare të veprojë me harmoni e fryt për t’i parandaluar shkaqet e emigrimit të detyruar”.








All the contents on this site are copyrighted ©.