2015-06-17 13:41:00

Papa: i ftoj të gjithë ta presin me zemër të hapur Enciklikën time


“Nesër, siç e dini, do të botohet Enciklika ime kushtuar kujdesit për “shtëpinë e përbashkët, që është gjithësia”. Kështu u shpreh Papa në përfundim të audiencës së përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit. “Kjo shtëpia jonë po rrënohet, gjë që na dëmton të gjithë, posaçërisht më të varfërit. Bëj thirrje, prandaj, për përgjegjësi”, në bazë të detyrës që  Zoti vetë i caktoi njeriut që në krijim, ta punojë e ta ruajë “kopshtin në të cilin e vuri”, vijoi Papa, duke cituar Librin biblik të Zanafillës. Në përfundim ftesa: “I ftoj të gjithë ta presin me zemër të hapur këtë dokument, në përkim me doktrinën e Kishës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.