2015-06-16 14:26:00

Asambleja e Kishës katolike të Shqipërisë: Ungjilli dje-sot-nesër


Gëzimi i Ungjillit dje-sot-nesër: kjo është tema e Asamblesë Kombëtare të Kishës Katolike të Shqipërisë që mbahet në Shkodër, pranë auditorit të shkollës Atë Pjetër Meshkalla, S.J. (pranë Seminarit ndërdioqezan) nga data 18 deri më 20 qershor. Një ngjarje e rëndësishme për Kishën katolike të Shqipërisë, e cila pas 25 vjetësh të rifitimit të lirisë fetare, me rënien e regjimit ateist të komunizmit, do të ndalet për të biseduar e reflektuar për atë që është bërë e jetuar gjatë kësaj periudhe dhe për një projektim drejt së ardhmes. Në këtë Asamble do të ketë një pjesëmarrje korale  nga kleri, duke u nisur nga ipeshkvijtë e Shqipërisë, deri te besimtarët laikë, të gjithë së bashku rreth Ungjillit dje-sot-nesër. Për t’u njohur më hollësisht mbi këtë Asamble, në mikrofonin e dom David Gjugjës të dëgjojmë ipeshkvin e Sapës e njërin prej relatorëve imzot Lucjan Avgustinin...

Në vijim botojmë programin e Asamblese Kombëtare te Kishës Katolike në Shqipëri 18, 19 dhe 20 qershor 2015

Takimi i Asamblesë Kombëtare zhvillohet në  Shkodër në sallën e auditorit të shkollës Atë Pjetër Meshakalla, S.J. (Pranë seminarit ndërdioqezan).

Programi i punës

E Enjte, 18 qershor 2015

Moderator i punimeve: Atë Gazmend Tinaj, O.F.M.

1.00           -         Arritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve

15.00         -        Lutja e fillimit

-        Fjala e hapjes të punimeve  Imzot Angelo Massafra,  arqipeshkëv i Shkodër-Pult, President i KISH

-        Fjala e përshëndetjes të punimeve  Nunci Apostolik në Shqipëri, Imzot Ramiro Moliner Ingles

-        Paraqitja e punës së Asamblesë – Imzot Lucjan Avgustini

16.00            -        KISHA NË SHQIPËRI DJE DHE SOT  -        Imzot Rrok Mirdita

16. 45           -        PUSHIM

17.00            -        Ligjërata I – “Evangelii nuntiandi”    –        Imzot Georg Frendo                                          

18.00            -        Dialog – diskutim - pyetje

18.30              -     Veprimtaria sociale e Kishës – Caritas     -      Imzot Georg Frendo  & Z. Albert Nikolla

19.00            -        Dialog – diskutim - pyetje                                                                                     

19.20             -        Mbrëmësorja

20.00             -        Darka    (Fshati i Paqes dhe Seminari)

E Premte, 19 qershor 2015

Moderator i punimeve: Z. Luigj Mila, Justitia et pax

08.45            -        Lutja e mëngjesores (salla e auditorit)                         

09.00            -        Ligjërata II – “Evangelii gaudium” –                 Don Lorenzo Rossetti              

10.00          -        Dialog – diskutim - pyetje

10. 30           -        PUSHIM

11. 00           -        Paraqitja e punës së Komisionit Baritor për  KATEKEZËN Imzot Lucjan Avgustini

11. 45           -        Dialog – diskutim - përvojë – dëshmi

12. 30           -        Përfundimi i punimeve dhe nisja për në Fshatin e Paqes

13.00            -        DREKA   - Fshati i Paqes

Moderator i punimeve: Motër Teuta Buka, Bijat e Marisë Ndihmëtare

14.45            -        Nisja nga Fshati i Paqes për punimet e pasdites

15.15             -       Paraqitja e punës së Komisioneve  Baritore për  FAMILJEN dhe LAIKËT  RININË dhe THIRRJET  Imzot Ottavio Vitale

16.45            -        Dialog – diskutim - përvojë – dëshmi

17. 35           -        Nisja për Kremtimin e Eukaristik në Katedralë

18.00            -        MESHA NË KATEDRALEN E SHKODRËS – Imzot Angelo Massafra

19.30            -        DARKA   - Fshati i Paqes dhe Seminari

E Shtunë, 20 qershor 2015

08.00      -     MESHA me lutjen e mëngjesores – Kisha e Shën Françeskut (Gjuhadol) Nunci Apostolik, Imzot Ramiro Moliner Ingles

Moderator i punimeve: Don Marjan Gega

09.30    -       Paraqitja e punës Komisioni Baritor për KLERIN DHE JETËN  E KUSHTUAR  Imzot Cristoforo Palmieri  &Atë Giovanni Peragine

10.15    -        Dialog – diskutim - përvojë - dëshmi

10.45   -        Paraqitja e punës Komisioni Baritor për 

MEDIAT dhe EDUKIMIN KATOLIK                                

Imzot Angelo Massafra

11.30            -        Dialog – diskutim - përvojë - dëshmi

11.50            -        PUSHIM

12. 00           -     TRYEZA E RRUMBULLAKËT  - Marrin pjesë të gjithë relatorët Udhëheqës i punës së tryezës së rrumbullakët  Don Gjergj Meta

13.15            -        Fjala e përfundimit të punimeve

DREKA  -   Fshati i Paqës








All the contents on this site are copyrighted ©.