2015-06-15 15:59:00

Papa: shpresonim në pranverën e paqes për Lindjen e Mesme, por jetojmë dimrin e acartë


Lindja e Mesme jeton “një të ftohtë të një dimri e të një acari në zemër të njerëzve që duket se nuk ka mbarim”. Kështu tha Papa Françesku duke kujtuar se para dymbëdhjetë muajsh në Vatikan së bashku me të iu lutën Hyjit për paqe presidenti izraelit Shimon Peres, ai palestinez Abu Mazen e patriarku ekumenik Bartolomeut I. “Vitin e kaluar  - tha sot Papa Bergoglio  në takim me pjesëmarrësit e takimit të Roaco-s (Bashkimi i Veprave të Ndihmës për Kishat Lindore ) – u takuam pak ditë para shtegtimit tim në Tokën e Shenjtë e nga lutja që pasoj për paqen. Të gjithë do të kishim dëshiruar që fara e pajtimit të kishte prodhuar më shumë fryte. Po ngjarjet tjera – përkundrazi – e kanë tronditur më tej Lindjen e Mesme, u cila prej vitesh përshkohet nga konfliktet”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.