2015-06-12 14:01:00

Papa dhe kryeministrja e Polonisë bisedojnë për DBR-në e Krakovit dhe Ukrainën


Françesku priti sot në audiencë kryeministren e Republikës së Polonisë, zonjën  Ewa Kopacz, që më pas u takua edhe me imzot  Paul Richard Gallagher, sekretar i Vatikanit per Marrëdhëniet me Shtetet. “Gjatë bisedimeve, njofton një komunikatë e Sallës vatikanase të Shtypit, u vlerësua lart bashkëpunimi i frytshëm e i qetë në përgatitjen e vizitës që do të bëjë Papa në Poloni në vitin 2016, me rastin e Ditës Botërore të Rinisë.

Më pas u fol edhe për kontributin pozitiv të Kishës në Poloni, në rrethanat e sotme shoqëroro-ekonomike si dhe mbi disa çështje të karakterit etik. Në vijim të bisedimeve, përfundon nota, u shkëmbyen mendime për situatën ndërkombëtare, me vëmendje të përqendruar tek Ukraina”.








All the contents on this site are copyrighted ©.