2015-06-12 17:26:00

Dita e shenjtërimit meshtarak: Papa merr pjesë në ushtrimet shpirtërore të meshtarëve


Sot, në të gjithë botën kremtohet Dita e Shenjtërimit Meshtarak. Papa Françesku mori pjesë në ushtrimet shpirtërore të meshtarëve nga e gjithë bota, që kanë filluar prej tri ditësh në Bazilikën e shën Gjonit në Lateran të Romës. Më pas, kremtoi meshën së bashku me të pranishmit.

         Ushtrimet shpirtërore të meshtarëve janë organizuar nga Shërbimi Ndërkombëtar i Risimit Katolik e Karizmatik (ICCRS)  dhe nga Vëllazërimi Katolik (CF). Tema e sivjetme, i treti vit që mbahen këto ushtrime, është “Të thirrur të shenjtërohemi për ungjillëzimin e ri”. Sot, meshtarët reflektuan mbi “shdërrimin” e pikërisht mbi këtë argument, më saktë mbi “shndërrimin nga dashuria e për hir të dashurisë” së Zotit, u foli të pranishmëve Papa Françesku. Ati i Shenjtë dialogoi pa doreza me meshtarët, të cilëve u dorëzoi mandatin misionar.








All the contents on this site are copyrighted ©.