2015-06-11 13:07:00

Papa me kryeministrin kanadez bisedon mbi të drejtat, lirinë fetare e mjedisin


Papa Françesku priti sot paradite kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper, i cili më vonë u takua me imzot Paul Gallagher, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet. Gjatë bisedimeve, njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, “janë nënvizuar marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet Selisë së Shenjtë e Kanadasë, si dhe fryma pozitive e bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet qeverisë federale e Kishës”. Në mënyrë të veçantë, njofton Salla e Shtypit, “ u trajtua angazhimi i Kanadasë për mbrojtjen e promovimin e lirisë fetare në kuadrin e të drejtave themelore të njeriut”.
“Në vijim të bisedimeve – përfundon Salla e Shtypit – janë trajtuar edhe disa çështje që kanë të bëjnë me politikën ndërkombëtare, me një referim ndaj Evropës e Lindjes së Mesme dhe perspektivave të paqes në atë rajon, si dhe lufta e terrorizmit e çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin”.








All the contents on this site are copyrighted ©.