2015-06-10 13:30:00

Titulli i Enciklikës së Papës: “Lëvduar qofsh, mbi kujdesin për shtëpinë e përbashkët”


“Lëvduar qofsh - mbi kujdesin për shtëpinë e përbashkët”. Ky është titulli i Enciklikës së re të Papës Françesku, kushtuar temave ambientale, që do të paraqitet më 18 qershor, në orën 11.00, në Sallën e re të Sinodit në Vatikan.

         Në një komunikatë, saktësohet se dokumenti do t’u paraqitet gazetarëve nga kryetari i Këshillit Papnor për Drejtësinë e Paqen, kardinali Peter Kodwo Appiah Turkson, nga Mitropoliti ortodoks i Pergamos, John Zizioulas, që përfaqëson Patrikanën Ekumenike dhe nga themeluesi e drejtori i Institutit të Potsdamit për Ndikimin e Klimës, prof. John Schellnhuber.

         Teksti i Enciklikës do të jetë në dispozicion në gjuhën italiane, franceze, angleze, gjermane, spanjolle, portugeze (si në format të shkruar, ashtu edhe në atë digjital). U komunikojmë dëgjuesve, sidomos gazetarëve, se po atë ditë, do të jetë në dispozicion të tyre, në faqen tonë të internetit dhe në Facebook, një sintezë të Enciklikës në gjuhën shqipe.








All the contents on this site are copyrighted ©.