Papa Françesku ka emëruar ipeshkëv ndihmës të kryedioqezës së Minsk-Mohilev-it, në Bjellorusi, salezianin Aliaksandr Yasheuski, deri më sot drejtor i komunitetit të Smarhorn-it kushtuar Shën Gjon Boskut. Ipeshkvi ri ka 41 vjeç e ka lindur në Smarhon, studimet teologjike i ka bërë pranë Universitetit Papnor të Salezianëve në Romë deri më 2009. Në Minsk do të jetë Vikar i përgjithshëm i kryeipeshkvit Tadeusz Kondrusiewicz, i cili më parë qe kryeipeshkëv i Moskës.
All the contents on this site are copyrighted ©. |