2015-06-08 18:03:00

Irak: Kalifati e shndërron në xhami kishën e Shën Efremit


Fletushka të shpërndara nëpër rrugët e Mosulit nga milicët e Shtetit të vetëquajtur Islamik, njoftojnë se së shpejti do të hapet  “xhamia e  muzhahedinëve”, realizuar nga shndërrimi i kishës kushtuar Shën Efremit, në vend kulti islamik. Njoftimin e japin burimet vendase nga  faqja e internetit ankawa.com, lidhur edhe me agjencinë Fides. Lajmi përhapet pak ditë para njëvjetorit të pushtimit të Mosulit nga xhihadistët, natën ndërmjet 9 e 10 qershorit 2014.

Kisha e Shën Efremit ishte e shkatërruar nga Is

Shën Efremi ishte një nga vendet më të mëdha të kultit të krishterë në qendrën e Mosulit. I përkiste Kishës siro-ortodokse. Xhihadistët kishin nisur prej kohe të jepnin shenja se donin ta kthenin kishën në xhami. Kjo u pa qartë kur milicët e Kalifatit të vetëshpallur, që në korrikun e kaluar, i zgjodhën ndërtesat pranë kishës si seli e Këshillit të shtetit të muzhahedinëve dhe e shkulën kryqin, që lartohej mbi  kupolë. Pastaj, gjatë vjeshtës së kaluar, kisha u boshatis. Të gjitha pajisjet: banka e orendi të tjera, u vunë në shitje para ndërtesës kishtare.

Ndërtesat pranë Kishës u rrënuan nga sulmet ajrore

Më 9 shtatorin e kaluar, sulmet ajrore të kryera për të goditur pozicionet e xhihadistëve të Kalifatit të vetëshpallur, i dëmtuan rëndë disa nga ndërtesat pranë kishës së Shën Efremit, si dhe ata pranë kishës siro-katolike kushtuar Shën Palit, edhe ajo në lagjen e ashtuquajtur “e policisë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.