2015-06-06 17:19:00

Takimi i Atit të Shenjtë me të rinjtë


Pas takimit ndërfetar dhe ekumenik, Papa shkoi në qendrën dioqezane rinore, ende në fazën e ndërtimit të plotë, në rrethinat e qytetit, ku mblidhen të rinj të të gjitha etnive e feve për të zhvilluar veprimtari sportive, artistike, vullnetariati e, sidomos, për t’u njohur më mirë. Këtu  lidhin miqësi që vijojnë për gjithë jetën e zhvillojnë edhe takime të forumit baritor kushtuar katolikëve.

Papën, që shoqërohej nga kryeipeshkvi i Sarajevës, kardinali Vinko Puljiç,  e priti rektori i Qendrës, i rrethuar nga një grup fëmijësh, për ta  shoqëruar, më pas, në palestër, në katin e  dytë, ku u zbulua një pllakë përkujtimore. Në të shkruhej “Qendra Gjon Pali II”. Të pranishëm rreth Papës, më se 800 të rinj. 

Ati i Shenjtë dëgjoi dy dëshmi nga të rinjtë. Darko Majstoroviç, profesor i edukimit fizik, kryetar i Shoqatës së Studentëve Katolikë “Emmaus”, tregoi rëndësinë që pati feja në rrugën e tij të jetës, si student kroat katolik në Pale, ku shumica ishin serbë ortodoksë. Pastaj, Nadjezhda Mojsiloviç, serbe e ortodokse, koordinatore e punës me të rinjtë në tempullin e shën Vasilij Ostroshki në Sarajevë. Përvijoi punën e programit “Ecim së bashku”, që synon bashkëpunimin ndërmjet të rinjve ortodoksë e katolikë. E Papa theksoi se ua njeh dyshimet e shpresat e zemrës, ëndërrat për të ardhmen e vendit, vështirësitë për të gjetur punë, krizën e vlerave morale dhe ankthin, që i pengon t’i japin kuptim jetës. Edhe kësaj radhe, Papa e dorëzoi fjalimin e foli lirisht me të rinjtë








All the contents on this site are copyrighted ©.