“O Zot i gjithëpushtetshëm e i amshuar,
Atë i mirë e i mëshirshëm,
Krijues i qiellit e i dheut,
i të gjitha sendeve që shihen e që nuk shihen;
Hyj i Abrahamit, Hyj i Isakut, Hyj i Jakobit,
Mbret e Zotëri i së kaluarës, së sotmes, së ardhmes;
i vetmi gjykatës i gjithë njerëzve,
Ti, që i shpërblen me lumni të amshuar besnikët e Tu!
Ne, pasardhës të Abrahamit, sipas besimit në ty, o i vetmi Zot:
Hebrenj, të krishterë, myslimanë,
përulemi përvujtërisht para Teje
e, besimplotë, të lutemi
për këtë vend, për Bosnjë–Hercegovinën,
që banorët e saj të jetojnë në paqe e harmoni:
burra e gra të feve, kombeve, kulturave të ndryshme.
Të lutemi, o Atë, jepja këtë hir
botës mbarë!
Na e forco fenë e shpresën,
respektin reciprok e dashurinë e sinqertë
për të gjithë vëllezërit tanë e motrat tona.
Na e jep hirin që, me guxim, të angazhohemi
për të ndërtuar drejtësinë shoqërore
e për të qenë njerëz vullnetmirë,
përplot me mirëkuptim për njëri-tjetrin e me falje,
artizanë durimtarë të dialogut e të paqes.
Të gjitha mendimet tona, fjalët tona, veprat
të jenë në harmoni me vullnetin tënd.
Gjthçka të jetë për nder Tënd, për lumni Tënde
e për shëlbimin tonë.
Të qoftë lumni e amshuar Ty, Hyji ynë!”.
Amen
All the contents on this site are copyrighted ©. |