2015-06-05 18:07:00

Bosnja-Hercegovina në historinë e kohës së re


04 maj 1980: vdes Josip Broz Tito.

1981- 90: keqësimi i vazhdueshëm i klimës politike (revolta e shqiptarëve të Kosovës, shtypur ushtarakisht, përçarje në gjirin e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë) si dhe i gjendjes ekonomike e i klimës shoqërore(1987): Federata regjistron numrin më të madh të grevave në historinë e vet). Në vitin 1990 ndjehen prirjet për ndarje në Kroaci e Slloveni.

25 qershor 1991 Kroacia e Sllovenia  shpallin pavarësinë nga Federata e asokoshme Jugosllave: ndërhyrja e ushtrisë jugosllave dhe fillimi i operacioneve ushtarake.

5-7 gusht ’91 Misioni i Sekretarit vatikanas për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Jean-Louis Tauran në Zagreb e Beograd. Gjatë takimit me ipeshkvijtë e Kroacisë, me Patrikun e Kishës Ortodokse serbe, Fortlumturinë e tij Pavle dhe ministrin e jashtëm federal, kryeipeshkvi Tauran shpjegon qëndrimin e Selisë së Shenjtë, duke vënë theksin mbi nevojën e një aksioni ekumenik në favor të paqes e të angazhimit më të vendosur të Qeverisë Federale për të krijuar kushtet e bisedimeve ndërmjet të gjitha republikave. 

05 shtator ’91 Dita Botërore e Lutjes për paqe në Jugosllavi, shpallur nga Gjon Pali II.

10 tetor ’91 Letra e Gjon Palit II drejtuar Fortlumturisë së Tij Pavle, Patrik i Kishës Ortodokse Serbe. Pas mossukseseve të njëpasnjëshme të nismave të Bashkësisë Evropiane e me zgjerimin e frontit ushtarak në Kroaci, “copëzimi” i Jugosllavisë duket tashmë i pakthyeshëm edhe për mbrojtësit më të vendosur të unitetit të saj.

26 nëntor ’91 Njohja me kusht: zëvendës-sekretari  i Shtetit të Vatikanit, kardinali Angelo Sodano, u dorëzon ambasadorëve të vendeve anëtare të OSBE-së një Memorandum, në të cilin kujton parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe dispozitat e Kushtetutës Jugosllave të vitit 1974 lidhur me të drejtën e Republikave të veçanta për t’u ndarë nga Federat. Këshillon  njohjen “me marrëveshje” e “të kushtëzuar” të pavarësisë  së Kroacisë, Sllovenisë dhe të republikave të tjera, nëse do të bënin kërkesë.

19 dhjetor ’91 Serbët e Kroacisë shpallin pavarësinë.

21 dhjetor ’91 Serbët e Bosnjë-Hercegovinës shpallin pavarësinë.

Shtator ’91 Embargo e OKB-së mbi shitjen e armëve të gjitha palëve kundështare.

13 janar ’92 Selia e Shenjtë njeh Kroacinë e Slloveninë.

13 mars ’92 Bosnjë-Hercegovina shpall pavarësinë: myslimanët kroatë-boshnjakë votojnë në favor të Referendumit të bojkotuar nga serbo-boshjakët.

Prill ’92  Nis rrethimi i Sarajevës nga serbo-boshnjakët.

Korrik ’92 Fillon ura ajrore ndërkombëtare në ndihmë të Sarajevës.

20 gusht ’92 Selia e Shenjtë njeh Bosnjë-Hercegovinën.

9-10 janar ’93 Jugosllavia përjashtohet nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

02 shkurt ’93 Takimi i lutjes, në Asizi, për paqen në Evropë e posaçërisht në Ballkan, thirrur nga Gjon Pali II (Mbrëmësore lutjeje, kremtim eukaristik e agjërim) me praninë e përfaqësuesve të Episkopateve dhe të Kishave e të bashkësive të tjera të krishtera të Evropës, të Hebrenjve e  Myslimanëve.

2 shkurt ’93 Letra e Gjon Palit II drejtuar kryeipeshkvit të Sarajevës për shkatërrimet materiale e shpirtërore shkaktuar nga lufta në Bosnjë e Hercegovinë: “Duhet t’i ndihmojmë gratë, të fyera kaq dhimbshëm dhe ta shndërrojmë aktin e dhunës në akt dashurie e mirëpritjeje”.

11 mars ’93  Mesazh autograf i Gjon Palit II drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Boutros Ghali, dorëzuar nga kardinali Roger Etchegaray, kryetar i Këshillit Papnor për Drejtësi e Paqe: “Duhet marrë guximi për të vendosur paqen”.

4-5 janar 1994 Takim studimi për çështjen e paqes në Ballkan, thirrur e kryesuar nga Papa në përgatitje të Ditës Botërore të Lutjes, të diel, 23 janar, paraprirë nga një ditë agjërimi, të premten, më 21. Papa me krerët e Kuries Romake dhe nuncat apostolikë në Ballkan, dëgjojnë disa specialistë të historisë, filozofisë, fesë e politologjisë nga vende të ndryshme evropiane. Gjatë diskutimeve të ndryshme duket qartë bindja se kjo luftë, jo fetare, nuk është fatalitet e se nuk është kurrë vonë për t’i dhënë fund.

12 janar 1994 Në audiencën e  përgjithshme Gjon Pali II njofton: “Shpall për të dielën, 23 janar, një ditë të posaçme lutjeje, paraprirë nga agjërimi, të premten, 21 janar, për paqen në Ballkan. Është më urgjente se kurrë që të lartohet nga mbarë bashkësia kishtare e nga të gjithë besimtarët, një lutje korale për këto popullsi të dashura. Krishti vijon të vdesë në ngjarjet tragjike, në këtë pjesë të botës. E vijon Krishti agoninë e Tij  në shumë nga vëllezërit tanë e motrat tona: në burrat e gratë, fëmijët, të rinjtë e pleqtë; në shumë të krishterë e myslimanë, në besimtarë e jo besimtarë…

Selia Apostolike nuk pushon së kujtuari parimin e ndërhyrjes humanitare. Flitet, por jo në rend të parë, për ndërhyrje të tipit ushtarak e për çdo tip veprimi, që synon “çarmatosjen e agresorit”. Ndërhyrja humanitare  më e fuqishme mbetet gjithnjë lutja, që përfaqëson një fuqi të jashtëzakonshme shpirtërore, posaçërisht kur shoqërohet nga flijimi dhe vuajtja…”.   

23 janar ’94 Dita e posaçme e Lutjes për Paqen në Ballkan, paraprirë nga agjërimi. Gjon Pali II ndez një llambë, që ruhet në bazilikën e Shën Pjetrit: “Nuk jeni të braktisur! Jemi me ju; do të jemi gjithnjë me ju!”.

08 shtator ’94 Shtyhet shtegtimi i Gjon Palit II në Sarajevë, për shkak të mungesës së garancive të mjaftueshme për sigurimin e popullsisë, që do të dëshironte ta takonte Papën si dhe për të shmangur rrezikun që vizita të  keqkuptohet e t’i thellojë tensionet.  Gjithsesi dita i kushtohet lutjes për Qytetin martir: Papa kremton, në selinë e tij të Kastel Gandolfos Meshën e transmetuar drejtpërdrejt në lidhje televizive me Sarajevën dhe mban homelinë (në gjuhën kroate) parashikuar për shtegtimin apostolik të pakryer. “Spiralja e fajeve dhe e ndëshkimeve nuk do të përfundojë kurrë,  nëse nuk do të arrihet te falja. Të falësh nuk do të thotë të harrosh. Nëse kujtesa është ligj i historisë, falja është pushtet i Zotit, fuqi e Krishtit, që vepron në ngjarjet e njerëzve e të popujve”.

10-11 shtator ’94 Vizita e Gjon Palit II në Zagreb (Kroaci), me rastin e 900-vjetori të dioqezës.

17 tetor ’95 Kryeipeshkvi i Vrhbosna/Sarajevës, imzot Vinko Puljiç, krijohet kardinal nga Gjon Pali II: i lindur më 18 shtator 1945, është kardinali më i ri i Kolegjit Kardinalor.

17 tetor ’95 Takim në Vatikan, kryesuar nga Papa, me ipeshkvijtë e Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Republikës Federale të Jugosllavisë, ish-Republikës Federale të Maqedonisë e Sllovenisë.

21 nëntor ’95 Nënshkruhet marrëveshja e paqes në bazën ushtarake amerikane të Dayton-it, në Ohio.

14 dhjetor ’95 Marrëveshja nënshkruhet zyrtarisht në Paris, nga presidenti boshnjak, Alija Izetbegovic, ai serb Slobodan Miloshevic e kroat Franjo Tudjman.

12-13 prill ’97 Shtegtimi i Gjon Palit II në Sarajevë.

2 qershor ‘03 Shtegtimi i Gjon Palit II në Banja Luka dhe lumnimi i Shërbëtorit të Hyjit, Ivan Diaz.








All the contents on this site are copyrighted ©.