2015-06-03 14:47:00

Papa Françesku: mase 21 milion follower e ndjekin në Twitter


Papa Françesku arriti sot një rekord të ri në Twitter: ndjekësit që përcjellin faqen “@Pontifex” në 9 gjuhë kanë kaluar nga 20 në 21 milion në 52 ditë.
Që nga dita e hapjes së faqes (12.12.2012) “@Pontiofex”, mesatarisht për 43 ditësh ka pasur një rritje deri në një milion follower. “Deri në 5 milion ndjekës është arritur shumë shpjet, pastaj ritmi ka regjistruar një rënie të vogël duke mbajtur gjithnjë një numër konstant të njerëzve të interesuar, të informohen drejtpërsëdrejti e me shpejtësi, mbi aktivitetin e Papës e të Selisë së Shenjtë. Tri gjuhët më të azhurnuara të faqes së internetit “@Pontifex” mbesin gjithnjë gjuha spanjolle (8.935.975 follower), anglishtja (6.214.975 follower) e treta italishtja (2.810.950 follower).








All the contents on this site are copyrighted ©.