2015-06-03 12:36:00

Papa dërgon kardinalin Mamberti në Bejrut për ndërmjetësim


Papa Françesku dërgoi në Bejrut prefektin e ri të Senjaturës Apostolike, ish-Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, kardinalin Dominique Mamberti. Ati i Shenjtë bën kështu një përpjekje ndërmjetësimi për zgjidhjen e krizës presidenciale në Liban, i cili, për shkak të konflikteve e mosmarrëveshjeve ndërmjet partive politike, ka një vit pa kreun e shtetit. Gjithashtu, imzot Mamberti do të trajtojë çështjen e gjykatave kishtare me Kishën vendase dhe do të ketë një sërë takimesh me personalitete fetare e politike.

         Në të kaluarën, kardinali Mamberti ka punuar si këshilltar i nunciaturës apostolike në Liban dhe e njeh mirë terrenin. Që nga prilli i vitit 2014, parlamenti nuk është në gjendje të zgjedhë një president, pasi nuk formohet asnjëherë shumica e nevojshme. Kjo gjendje e bën vendin jashtëzakonisht të brishtë, po të mbahet parasysh lufta në Siri dhe prania e terroristëve islamikë në kufi. Para nisjes, kardinali Mamberti shpjegoi se vizita e tij merr kuptim të veçantë pikërisht në dritën e kushteve të jetës së të krishterëve në vend e në të gjithë rajonin.








All the contents on this site are copyrighted ©.