2015-06-02 13:30:00

Sapë: Të shtegtosh do të thotë të orientohesh në drejtim të Zotit


Fund javën që kaloi, më 30 e 31 maj, me shtegtime, kremtime liturgjike e procesione të përshpirtshme, përfundoi muaji maj, të cilin, Kisha katolike ia kushton nderimit të Virgjërës Mari. Kështu edhe në dioqeza shqiptare e Sapës, organizoi një shtegtim të besimtarëve, në nivelin dioqezan, në Kishën ‘Lindja e Zojës’ në Dejë.

Të shkosh në shtegtim do të thotë të orientohesh në një drejtim të qartë, të ecësh drejt cakut të vërtetë e përfundimtar të ekzistencës. Pra, sot nuk është e mjaftueshme të jemi e të mendojmë në një farë mënyre si të gjithë tjerët. Projekti i jetës sonë njerëzore shkon më tej, në Hyjin. Ne kemi nevojë për Zotin, për atë Zot që na ka zbuluar e treguar fytyrën dhe hapur zemrën e vet në Jezu Krishtin. 
Vetëm Ai është Hyj e për këtë vetëm Ai është ura, që vë në kontakt të menjëhershëm Hyjin e njeriun. Po t’i kthehemi shtegtimit të besimtarëve të dioqezës së Sapës në Kishën e Lindjes së Marisë në Dejë e të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit...








All the contents on this site are copyrighted ©.