2015-06-02 10:51:00

Papa do të takohet me presidentet e Argjentinës, Venezuelës e Kilit


Papa Françesku, ditëve të ardhshme, para e pas udhëtimit të tij në Sarajevë, të shtunën më gjashtë qershor, do të takohet me tre liderë të Amerikës Latine: të premten e ardhshme më 5 qershor, takon presidenten e Kilit Michelle Bachelet, të dielën e ardhshme më 7 qershor, në ora 16.00 takon presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro e në ora 17.00 presidenten e vendlindjes së Papës, Argjentinës, Cristina Fernandez de Krichner.








All the contents on this site are copyrighted ©.