2015-06-02 15:36:00

Monumenti i Nënë Terezës në Sarajevë i paraprinë vizitës së Papës Françeskut


Dy ditë para shtegtimit apostolik të Papa Françeskun në Sarajevë, më 4 qershor, në lagjen Marin Dvor, përurohet një shtatore e së Lumes shqiptare Nënë Terezës, Bojanxhe Bojaxhiut. Ideja, nisma dhe koordinimi i realizimit të kësaj vepre është e ambasadorit Flamur Gashi, deri në shtatorin e kaluar ambasador i Shqipërisë në Bosnje-Hercogivinë, tani këshilltar i Presidentit të Shqipërisë për rajonin e Ballkanit. Realizimi artistik i shtatores së Nënë Terezës është vepër e skulptorit shqiptar Pjerin Kolnika. Skulptura paraqet Nënë Terezën me një fëmijë, me rruzare në duar, një paraqitje prekëse kjo me përçimin e mesazhit universal të dashurisë e paqes vëllazërore mes popujve, kombeve e feve. Sponsorizimi i kësaj vepre është bërë një shqiptari i Amerikës, veprimtari i dalluar, Marash Kol Nucullaj, anëtar i Bordit të LQSHA. Po më tepër mbi domethënien e vlerat që shpalos shtatorja e së Lumes Nënë Terezë në Sarajevë, në mikrofonin e dom David Gjugjës flet ambasadori Flamur Gashi, i cili mes tjerash thotë “në një farë mënyra, në emër të shqiptarëve, Nënë Tereza e pret Papa Françeskun...ne krenohemi me Nënë Terezën e gëzohem që kjo vepër është e vëllezërve të saj shqiptarë........








All the contents on this site are copyrighted ©.