2015-06-01 14:34:00

Papa: vizitë e re në dikasteret e Vatikanit


Papa Françesku u bëri sot një vizitë të papritur dikastereve të Vatikanit, për t’u takuar me personelin e për të dëgjuar opinione e këshilla. Pas vizitës së parë, më 22 maj, u rikthye sot në Sheshin Piu XII, për të vizituar pallatin tjetër, më të majtë, kur je përballë Bazilikës së Shën Pjetrit e ku, ndërmjet tjerash, është edhe selia e Kongregatës për Ipeshkvijtë. Atje, së bashku me prefektin, kardinalin Mark Ouellet dhe sekretarin, prelatin brazilian Ilson De Jesus Montanari, priste edhe sekretari personal i Françeskut, argjentinasi që i shmanget fjalëve të tepërta, don Fabiano Pedacchio i cili, pavarësisht nga angazhimet në Shtëpinë e Shën Martës, vijon të shërbejë edhe në Sheshin e Piut XII numër 10, në zyrën strategjike, që ndjek praktikat e emërimit të ipeshkvijve.








All the contents on this site are copyrighted ©.