2015-06-01 15:12:00

Papa: procesioni Korpit të Krishtit është akt publik i fesë


Do të jetë “një akt solemn i fesë dhe dashurisë për Jezusin Eukaristi, të pranishëm në mesin e popullit të vet” procesioni tradicional i Korpit të Krishtit që do të  mbahet të enjten e ardhshme në Romë. Kështu tha Papa Françesku pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, duke ftuar turmën e besimtarëve të pranishëm dje në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan të marrë pjesë në këtë ngjarje: “Në orën 19.00, në Sheshin e Shën Gjonit në Lateran, do të kremtoj Meshën e do të adhurojmë të Shenjtnueshmin Sakrament, duke ecur deri në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe. Ju ftoj që tani të merrni pjesë në këtë akt solemn publik feje e dashurie për Jezusin Eukaristi, i pranishëm në mes të  popullit të vet”.








All the contents on this site are copyrighted ©.