Një lutje drejtuar Hyjit për paqen në Siri, në Irak e në Ukrainë, e për pajtimin
e plotë ndërmjet bijve e bijave të popujve armen e assiro-kajdej, që kremtojnë njëqind
vjetorin e Metz Yegern, të Keqes së Madhe, e të Seyfo (masakrës së asirëve që ndodhi
në fillim të Nëntëqindës, jehoi sërish të dielën e 31 majit në Paris në Katedralen
e Notre Dame. Lutjen e lartoj kardinali Leonardo Sandri, prefekt i Kongregatës së
Vatikanit për Kishat Lindore, i cili në solemnitetin e të Shenjtueshmës Trini kryesoi
kremtimin e përvitshëm të OEuvre d’Orient. Shoqata e themeluar në kryeqytetin francez
në 1856 nga një jezuit e një grup laikësh të Sorbonës, është njëra prej agjencive
të Roaco-s (Mbledhjes së veprave në ndihmë të Kishave lindore), e cila përmes shtatëdhjetëmijë
donatorëve aktivë ndihmojnë 400 shkolla e mëse tre milion të varfër e të sëmurë që
jetojnë në Tokën e Shenjtë.
Kremtimi ishte momenti kulmor i vizitës dy ditore të kardinalit Sandri në Paris, të
shtunën me 30 e të dielën më 31 maj, gjatë së cilës pati disa takime me besimtarë
të ritit lindor që banojnë në Francë.
Takimi pason atë të nëntorit të vitit 2011 e të marsit të vitit 2012, me besimtarët
e komuniteteve maronite e armene, që ka për qëllim për të treguar afërsinë e dikasterit
të Selisë së Shenjtë ndaj komuniteteve të Kishave lindore katolike në Vende të diasporës
e për të vlerësuar lidhjet dhe bashkëpunimin e anasjelltë me Kishën latine.
All the contents on this site are copyrighted ©. |