2015-05-29 18:00:00

Papa priti sot në audiencë kryeministrin e Republikës së Sllovenisë


Papa priti sot në audiencë kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, Miro Cerar. Më pas kryeministri slloven u takua edhe me kardinalin Pietro Parolin. Sekretari i Shtetit të Vatikanit shoqërohej nga kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë bisedimeve të përzemërta, u vu theksi mbi marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Sllovenisë. U nënvizua, më   pas, vullneti i mirë për të vijuar dialogun konstruktiv mbi temat me interes  të përbashkët, si marrëdhëniet ndërmjet Kishës katolike dhe Shtetit, me vëmendje të posaçme mbi procesin e pajtimit kombëtar, vlerat njerëzore e fetare dhe bashkëpunimin në favor të së mirës së përbashkët të shoqërisë e të më të varfërve.








All the contents on this site are copyrighted ©.