2015-05-28 16:08:00

Papa priti presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic


“Marrëdhëniet e mira ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së Kroacisë, të përforcuara edhe më tej nga Marrëdhëniet e nënshkruara ndërmjet Palëve” kanë qenë në qendër të bisedimeve të përzemërta që Papa Françesku pati me Kolinda Grabar-Kitarovic, Presidente e Kroacisë, e cila pas takimit me Atin e Shenjtë u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, e kryeipeshkvin Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Në “bisedime të përzemërta” me Presidenten kroate në Vatikan u fol edhe mbi “bashkëpunimin ndërmjet Kishës e Shtetit për të mirën e përbashkët në shoqërinë kroate, në mënyrë të veçantë në mbështetje të familjes e të të rinjve”. E së fundi, njofton një deklaratë e Vatikanit, “u fol edhe mbi pasojat shoqërore të krizës ekonomike botërore, si dhe mbi sfidat kryesore rajonale, me një vëmendje të veçantë ndaj situatës së kroatëve në Bosnje e Hercegovinë”, ku Papa Françesku do të shkojë më 6 qershorin e ardhshëm.








All the contents on this site are copyrighted ©.