2015-05-28 15:18:00

Anna Stratigò dhe kënga për Papën Françesku


Të gjithë e dinë tashmë se Papa Françesku pi “mate”, të cilën shpesh ia ofrojnë edhe gjatë audiencës së përgjithshme. Por kjo lloj pije nuk përdoret vetëm në Argjentinë. Pa dyshuar aspak se gati pas një muaji në fronin e Shën Pjetrit do të zgjidhej Jorge Mario Bergoglio, arbëreshja Anna Stratigò nga Lungro - apo Ungër, siç e quajnë në gjuhën shqipe – kompozoi një këngë në arbërisht e në gjuhën kastiliane pikërisht për “maten”, e cila pihet çdo pasdite në shtëpitë arbëreshe, që prej 400 vjetësh. Kjo këngë ka bërë tashmë një rrotullim rreth botës e këndohet kudo. Anna ia ka çuar edhe vetë Papës, të cilin e ka takuar personalisht. E jo shumë kohë më parë, presidenca e Republikës së Shqipërisë i akordoi Anna-s çmimin “Mjeshtër i Madh” për kontributin në përhapjen e kulturës shqiptare dhe arbëreshe. Anna Stratigonë e kemi sot në studio për të na treguar për këtë çmim…








All the contents on this site are copyrighted ©.