2015-05-27 11:30:00

Papa: fejesa duhet të piqet si fryti


“Nuk ka martesë-express: dashuria ndërmjet burrit e gruas për tërë jetën është udhë, që nuk improvizohet; është një besëlidhje artizanale. Dashuria mësohet e nderohet hap pas hapi”. Kështu pohoi mes tjerash Papa Françesku, gjatë audiencës së përgjithshme mbajtur sot paradite në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, gjatë katekizmit kushtuar temës së familjes, në mënyrë të veçantë, periudhës së fejesës.
Duhet ta kemi të qartë “dallimin ndërmjet fejesës e martesës”, e nuk duhet të “përshpejtohen etapat”, por të jetohet koha e “nisjes së befasive të dhuratave shpirtërore me të cilat Zoti” e pasuron qiftin.  “Fejesa – shpjegoi Papa Bergoglio – është një përshkim i jetës që duhet të piqet si fryti, është udhë e pjekurisë në dashuri, deri në momentin kur bëhet martesë e vërtetë”. Papa e ftoi Kishën të ruaj “dallimin ndërmjet fejesës e martesës” e të kujdeset për organizimin e “kurseve paramartesore” për të fejuarit. Këto kurse, sipas Papës, “janë një rast i mirë e unik për të reflektuar mbi eksperiencën e qiftit,  në kuptimin jo banal, por në dritën e vërtetë të bukurisë së dashurisë, për një jetë të përbashkët.








All the contents on this site are copyrighted ©.