2015-05-27 09:51:00

Kardinali Parolin: martesat gay në Irlandë, humbje për njerëzimin


Jo vetëm një humbje e parimeve të krishtera, por edhe një disfatë për njerëzimin. Kështu sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, e ka quajtur rezultatin e referendumit mbi martesat gay në Irlandë. Kardinali Parolin foli mbrëmë në simpoziumin e fondacionit Centesimus Annus mbi ekonominë e jetës shoqërore që u zhvillua në Vatikan.

Familja, e themeluar nga bashkimi ndërmjet dy personave të gjinive të ndryshme, duhet mbrojtur përherë. Kisha mendon, që duhet pasur parasysh rezultatin e referendumit në Irlandë. Kardinali Pietro Parolin pohon: “Këto rezultate më kanë brengosur. Sigurisht, siç tha kryeipeshkvi i Dublinit, Kisha duhet ta ketë parasysh këtë realitet, por duhet ta ketë parasysh në kuptimin që, sipas parimit tim, duhet të përforcojë tërë angazhimin e saj e të bëjë çdo përpjekje për të ungjillëzuar edhe kulturën tonë. E unë besoj se nuk është vetëm një humbje e parimeve të krishtera, por është pak sa edhe një disfatë e njerëzimit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.