2015-05-24 12:02:00

Lutje Shpirtit Shenjt


Eja, o Shpirt Ngushëllues, 
ti e sheh hutimin tonë,
jetën tonë të trazuar e njeh
ndër rrugët e vështira të historisë,
ku shpesh na pret veç rrëzimi.

Po Ti je aty e i mbështet
ata që vuajnë për drejtësi,
ata që luftojnë për paqe.
Mos lejo që arroganca 
e interesat e të fortëve
të fitojnë mbi vuajtjen e të varfërve
e mbi poshtërimin e të ligshtëve!

Eja, o Shpirt Ngushëllues:
ti e njeh etjen tonë për dashuri 
e për ngrohtësi njerëzore,
nevojën për ngushëllim.
Ti e njeh trishtimin e ankthin
që zemrat na i pushton.

Ndihmoi, o Shpirt i Zotit, të vetmuarit,
brerë nga dëshpërimi, 
e zgjo ndër zemra dëshirën
për të ndarë së bashku gaz e lot.
E sill mes nesh, ti Shpirt i Zotit
Vetëm vëllazërim e pajtim.

Eja, o Shpirt Ngushëllues,
ti e di sa e madhe është lodhja
kur ecim në gjurmët e Jezusit,
e di se kemi frikë,
se na pëlqen kompromisi
e përtacia.

Ungjillin kujtona,
e mësona bukurinë e tij të kulluar,
forcën e tij, prej nga buron veç paqe,

e na e jep gëzimin ta kemi pranë çdo ditë!








All the contents on this site are copyrighted ©.