Françesku kujtoi edhe se të dielën e ardhshme, më 24 maj, katolikët në Kinë do ta lusin Zojën Ndihma e të Krishterëve, që nderohet në shenjtëroren e Sheshanit, në Shangai.
“Në shtatoren, që lartohet mbi Shenjtërore, tha Papa, Maria e ngre lart të Birin, duke ia paraqitur botës me krahë hapur, në një gjest dashurie e mëshire. T’i lutemi Marisë t’i ndihmojë katolikët në Kinë, që të jenë gjithnjë dëshmitarë të besueshëm të kësaj dashurie përdëllyese në mes të Popullit të tyre e të jetojnë shpirtërisht të bashkuar me shkëmbin e Pjetrit, mbi të cilin është ndërtuar Kisha”.
Ndërmjet të pranishmëve, në Sheshin e Shën Pjetrit ishte edhe një grup besimtarësh nga dioqeza kineze e Xianxian, që dha një koncert të vogël të improvizuar, me muzikë vendase, në Shesh.
All the contents on this site are copyrighted ©. |