2015-05-19 16:52:00

Atë Lombardi: është herët të flitet për kanonizimin e Nënë Terezës


Lidhur me lajme që kanë botuar disa organe shtypi rreth ngjarjeve që janë në program e sipër gjatë Jubileut, si për shembull kanonizimi i Nënë Terezës, atë Federiko Lombardi saktëson se “është fjala për hipoteza të punës, këndej nuk ka kurrfarë konfirmimi zyrtar për të dhënë. Çështja e kanonizimit të Nënë Terezës – kujton ai – është ende në zhvillim e këndej është herët për të dhënë ndonjë datë të caktuar për kanonizim”. 

E Lumja Nënë Terezë, Ganxhe Bojaxhiu, themeluese e Misionareve të Dashurisë e çmimi Nobel për Paqe, u shpall e Lume nga Papa Shën Gjon Pali II më 10 tetor të vitit 2003 gjatë një ceremonie solemne e me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të besimtarëve e shtegtarëve të ardhur në Vatikan nga të katër anët e botës. Çështja për kanonizimin, do të thotë për shpalljen e shenjtërimit të  Nënë Terezës vijon, por deri më tani nuk ka ndonjë lajm rreth përfundimit të procesit kanonik kishtar e as rreth datës së shpalljes shenjte.








All the contents on this site are copyrighted ©.