2015-05-18 18:20:00

Sot Françesku hapi asamblenë e Konferencës ipeshkvnore italiane


Sot Papa Françesku hapi asamblenë e përgjithshme të Konferencës  ipeshkvnore italiane(Kii), që do t’i vijojë punimet deri të enjten e ardhshme, më 21 maj. Gjatë javës do të diskutohet për përvetësimin e  nxitjes apostolike të Papës Bergoglio, Evangelii gaudium e, ndërmjet tjerash, do të zgjidhen përfaqësuesit e ipeshkvijve italianë për Sinodin e ardhshëm të tetorit kushtuar familjes.

Me fjalimin e Papës, në orën 16.30, u hap Asambleja e përgjithshme e Konferencës ipeshkvnore italiane.

Punimet, që do të përfundojnë të enjten, më 21 maj, zhvillohen në Vatikan, në Sallën e Sinodit. Zakonisht asambleja hapet nga kardinali kryetar por, ashtu si vitin e kaluar, e pikërisht në maj, Papa Bergoglio, si ipeshkëv i Romës dhe primat i Italisë, vendosi ta mbajë përsëri fjalimin e hapjes.

Nesër, pas fjalës së kardinalit Angelo Bagnasco, ipeshkvijtë do të fillojnë diskutimet lidhur me temën kryesore të Asamblesë: “Shkalla e përvetësimit të Nxitjes Apostolike Evangelii gaudium”. Më pas do të diskutohet për probleme të tjera, si përgatitja dhe programi i Takimit V kishtar kombëtar (Firence 9-13 nëntor 2015), kremtimet e Jubileut të Mëshirës (8 dhjetor 2015 - 20 nëntor 2016) dhe një sërë problemesh të tjera me karakter juridiko-administrativ.








All the contents on this site are copyrighted ©.