“Kanonizimi i katër motrave rregulltare që ndodhi të dielën, e në mënyrë të veçantë
të dy motrave të Palestinës, ka një domethënie të rëndësishme jo etëm për Kishën katolike
e bashkësinë e saj fetare, por edhe për mbarë shoqërinë e në mënyrë të veçantë për
popullsitë mesdhetare”. Kështu pohon në gazetën italian La Repubblica kardinali Paul
Poupard, ish president i Këshillit Papnor për Kulturën.
“Diplomacia e vënë në fushë nga Papa Françesku – shpjegon kardinali Poupard – ndjek
atë të paraardhësve të tij, nga Benedikti XVI deri te Gjon Pali II, e tenton përherë
e vetëm arritjen e paqes, zgjidhjen e konflikteve, synon vetëm të mirën e përbashkët.
Nuk ekzistojnë qëllime tjera. Dhe është mirë – nënvizon kardinali Poupard – që palët
e interesuara ta kenë parasysh këtë aspekt”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |