2015-05-15 14:59:00

Papa Françesku pret presidentin e Rumanisë


Papa Françesku priti sot, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, presidentin e Rumanisë, Klaus Werner Iohannis, i cili më pas u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinalin Pietro Parolin e me imzot  Paul Richard Gallagher, sekretar per Marrëdhëniet me Shtetet.

“Gjatë bisedimeve të përzemërta, njofton një notë e Sallës vatikanase të  Shtypit, zhvilluar me rastin e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë e Rumanisë, më 15 maj 1990, u fol për marrëdhëniet dypalëshe, karakterizuar nga bashkëpunimi i frytshëm, si dhe për marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve shtetërore e bashkësisë katolike vendase. U kujtua edhe bashkëjetesa paqësore ndërmjet pakicave. Në vazhdim të bisedës, u prekën tema lidhur me zona të ndryshme të botës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.