2015-05-13 11:22:00

Papa kërkon lutjen drejtuar Zojës së Fatimës në gjuhën portugeze


Papa Françesku u ndal sot për disa çaste në lutje para shtatores së Zojës së Bekuar të Fatimës, në mbarim të audiencës së përgjithshme, pasi përshkoi në mesin e mase 25 mijë besimtarëve e shtegtarëve, të ardhur nga vendet e ndryshme të botës për audiencën e përgjithshme, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Papa Françesku kërkoi që në Sheshin e Vatikanit të lutet urata mariane ‘Të Falem Mari’ në gjuhën portugeze, e për këtë iu drejtua meshtarit portugez nga sekretaria e Shtetit t’i pri uratës: “Sot është Zoja e Fatimës, i kërkoi vëllai tim ta recitoi me zë të lartë për të gjithë ne një ‘Të falem Mari’ në gjuhën e tij”.  

Kujtojmë se shtatorja e Zojës së Fatimës u vendos sot në Sheshin e Vatikanit nga hëndikapatët e organizatës Unitalsi, me rastin e përvjetorit të dukjes së parë të Virgjërës Mari në Fatima të Portugalisë tre barinjve të vegjël, më 13 maj 1917 dhe të 34-vjetorit të atentatit kundër Papës Shën Gjon Palit II, i cili me ndërmjetësimin e Virgjërës Shenjte shpëtoi nga vdekja. Shtatorja e Zojës së Fatimë, vjen nga Shenjtërorja e Portugalisë e këtyre ditëve është në shtegtim nëpër dioqezat italiane.








All the contents on this site are copyrighted ©.