2015-05-11 19:56:00

Jubileu: mbledhje e Grupit koordinues Itali-Seli e Shenjtë


Sot paradite, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, është mbledhur Grupi i Koordinimit ndërmjet Italisë e Selisë së Shenjtë në kuadrin e Vitit të Shenjtë të Jashtëzakonshëm, Jubileut të Mëshirës, që do të fillojë më 8 dhjetorin e ardhshëm.

Mbledhja u zhvillua në një atmosferë të përzemërt e bashkëpunimi reciprok. Të dyja palët përkuan mbi vlerën e madhe shpirtërore e kulturore që ka Jubileu, edhe si një rast i ri që do ta ketë qyteti Romës, për të luajtur rolin e vet të veçantë, si cak shtegtimesh, për të gjithë ata njerëz që nga të gjitha viset e botës do vijnë në këtë qendër të rëndësishme shtegtimi shpirtëror.

Temat që u trajtuan, dhanë  mundësinë për t’i përcaktuar disa nga objektivat që janë të përbashkët, si dhe për t’i përshkuar në sinergji kërkesat që ka Selia e Shenjtë, Qeveria italiane, Rajoni Lazio-s e Bashkia e Romës, secila sipas kompetencave specifike e fushave institucionale që ka. Në mënyrë të veçantë, u trajtuan çështje si pritja dhe pranimi i shtegtarëve, rrugët e privilegjuara për t’u përshkuar  nëpër qytet për t’i vizituar vendet e shenjta, siguria, asistenca logjistike si ajo shëndetësore, menaxhimi i turmave të shtegtarëve edhe përmes kontributit të vlefshëm të vullnetariatit, që duhet organizuar, krahas burimeve tjera të rregullta. U vendos të themelohet edhe një tryezë e natyrës teknike për t’i thelluar temat e përmendura, punimet e së cilës do të nisin brenda një kohe të shkurt.








All the contents on this site are copyrighted ©.