2015-05-10 08:59:00

Shën Efraimi: Zojë tejet e shenjtë!


Zojë tejet e shenjtë,

Nënë e Hyjit,
Hirëplotë
,
Lavdia e tërë të krijuarës,
Shtegu i të gjithë të mirave,
Mbretëreshë e universit pas të Shenjtës Trini…
Ndërmjetëse e njeriut pas Ndërmjetësit;
Mari,urë e mistershme
Që tokë e qiell bashkon,
Çelës i dyerve të Amshimit,
Avokatja dhe nërmjetësja jonë:
Ktheje shikimin kah feja ime,
Shikoji dëshirat e mia të përshpirtshme
Dhe kujtoji ato në mëshirën dhe forcën tënde
Në të djathten e Jezusit,Birit tend,të mbërrij.
Në ty na prêt mburoja,
Ndihmëtarja dhe nërmjetësja jonë pranë Hyjit,
Ti që nënë e Zotërisë je.
Vetëm në ty vendstrehim ka,
E prej teje pikërisht ndihmë i varfëri pret.
Që,edhe unë para teje
Me zemrën plot zjarr,
E guxim nuk marr t’Birit tend t’i rri përballë,
Tek jam pra,në përgjërim para ndërhyerjes sate
Që shëlbimin të fitoj…
Ti që zemërdhemshur je,
Nënë e Hyjit mëshirëshumë,
Ki dhembshuri për shërbëtorin tënd!Amen.
Hyjnizim dhe përkulje e thellë ndaj Marisë nga Shën Efraimi(306-373).








All the contents on this site are copyrighted ©.