2015-05-10 18:03:00

200-vjetori i Zojës së Mëshirës. Françesku: t’ia besojmë Jubileun


“Ndërsa i afrohemi Vitit Shenjt të Jashtëzakonshëm, e gjithë Kisha t’ia besojë gjithnjë më thellësisht vetveten Nënës së Mëshirës”. Kështu shprehet Papa në një mesazh, dërguar ipeshkvit të Savona-Nolit, imzot Vittorio Lupi, me rastin e 200-vjetorit të kurorëzimit të Zojës së Mëshirës, nga Papa Piu VII, në vitin 1815. Kjo ngjarje u përkujtua sot pasdite, me një kremtim solemn, kryesuar nga prelati. Françesku i kërkon mbrojtjen amtare mbi Jubileun Virgjërës që nderohet në Savonë, duke kujtuar se Zoja e Mëshirës është frymëzuese e një mori veprash bamirëse shpirtërore e shoqërore, gjë që dëshmon se mëshira shpirtërore e ajo trupore janë të pandashme. Ati i Shenjtë kujton sesi në një çast tejet dramatik të historisë së Evropës, Papa Piu VII, i rrëmbyer nga Napoleoni dhe i mbyllur në burg, në Savonë, pati, me ndërmjetësimin e Zojës, hirin e lirimit e, më pas, realizoi kushtin, bërë në pranga, për ta kurorëzuar.

E kurorëzimi u kremtua me 10 maj 1815, duke e caktuar 24 majin si ditë të festës së Zojës “Ndihma e të krishterëve”. “Nëna e Mëshirës, shpjegon Papa, është gjithnjë pranë atyre që gjinden në rrezik e, si shumëkush në ditët tona, vuajnë nga diskriminimet e persekutimet”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.