2015-05-08 12:36:00

Imzot Massafra: Papa Françesku përshëndet, bekon e përqafon popullin shqiptar


“E kujtoj me shumë përzemërsi e mirënjohje mikpritjen që më keni bërë. Vizita në Shqipëri ka qenë ndër vizitat më të bukura që kam përjetuar. Transmetoni popullit shqiptar përshëndetjen, bekimin e përqafimin tim”. Kështu i tha Papa Françesku imzot Massafrës, gjatë takimit të djeshëm në Vatikan, që u mbajt në kuadrin e audiencës me Komitetin e përbashkët të Këshillit të Konferencave ipeshkëvnore katolike evropiane (Ccee) e të Konferencave të Kishave evropiane (Cec).

Vëmendja ndaj ligjeve, që në emër të tolerancës, pengojnë lirinë e shprehjes dhe një angazhim të përbashkët ndaj emigrantëve: këtë u kërkoi Papa Françesku të gjithë të krishterëve të Evropës. Në audiencës e djeshme me Komitetin e përbashkët të Këshillit të Konferencave ipeshkëvnore katolike evropiane (Ccee) e të Konferencave të Kishave evropiane (Cec), Papa Bergoglio u kërkoi të krishterëve evropianë të mos ndahen mbi çështjet etike e antropologjike. Papa tërhoqi vëmendjen ndaj atij legjislacioni që, në emër të tolerancës, përfundon për t’i penguar e madje ndaluar të krishterët të shprehen lirisht. Nga Papa u drejtoi një thirrje të krishterëve për t’u angazhuar në favor të emigrantëve.
E ndër anëtarët e Komitetit të përmendur, që dje në Vatikan u pritën në audiencë nga Papa, është edhe imzot Angelo Massafra, President i konferencë Ipeshkëvnore katolike të Shqipërisë e kryeipeshkëv i Shkodër-Pultit. Siç njoftuam më lartë, gjatë takimit të shkurtër me Imzot Massafrën, Papa Françesku kujtoi vizitën e tij në Tiranë dhe përmes prelatit shqiptar, përshëndeti, bekoi e përqafoi popullin shqiptar.

Po më tepër për këtë e takimin e Komitetit të përbashkët të Këshillit të Konferencave ipeshkëvnore katolike evropiane (Ccee) e të Konferencave të Kishave evropiane (Cec), ta dëgjojmë imzot Massafrën në mikrofonin e dom David Gjugjës.................








All the contents on this site are copyrighted ©.