2015-05-08 15:18:00

Imzot Massafra: Kontributi i komuniteteve fetare në shoqërinë shqiptare është i rëndësishëm


Të nxitur nga fjalët që Papa Françesku tha në takimin e 21 shtatorit të kaluar në Tiranë me krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë, më 13 majin e ardhshëm, përfaqësuesit e komuniteteve fetare katolike, ortodokse e islame të Shqipërisë, do të takohen së bashku në Shkodër. Takimi ndërfetar ka për temë: “Familja e rinia përball modernitetit”. Kështu njofton në mikrofonin e Radio Vatikanit imzot Angelo Massafra, i cili flet për rëndësinë që kanë zgjedhjen e ardhshme vendore të qershorit dhe për kontributin që Kisha katolike e komunitetet fetare mund t’i japin shoqërisë shqiptare. Në ndërtimin shoqëror, të gjithë janë të thirrur të punojnë, sepse ajo është bëhet pluraliste përmes rrymëve të larmishme të mendimit e të vlerave.

Një tjetër njoftim që jep kryeipeshkvi Shkodër-Pultit, imzot Massafra, është ai për Asamblenë e klerit katolikë shqiptar, e cila do të mbahen në Shkodër nga 18 deri më 20 qershor. Një takim ky me vlerë që do të shqyrtojë jetën dhe veprimtarinë e Kishës katolike në Shqipëri nga rifitimi i lirisë e deri më sot dhe do të reflektojë për të ardhmen.  Po më hollësisht, të dëgjojmë Presidentin e Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Massafrën në mikrofonin e dom David Gjugjës....








All the contents on this site are copyrighted ©.