2015-05-05 12:12:00

Mëse 7 mijë të vdekur në Nepal. Ndihmat, me vonesë


Dhjetë ditë pas tërmetit në Nepal, akoma vijojnë të dalin nga rrënojat njerëz të gjallë, por rritet edhe bilanci i viktimave. Mëse 7.300 të vdekur, por mijëra të tjerë nuk janë gjetur akoma. Ndërkaq, vonesat në doganë pengojnë ndihmat humanitare. Të dëgjojmë sekretarin e përgjithshëm të organizatës Intersos, Marco Rotelli:

         Po presim edhe ne ngarkesën tonë, vënë në dispozicion nga Ministria e Jashtme Italiane. Tani është në Dubai e puna ecën ngadalë. Problemi kryesor është pesha që mund të mbajnë avionët, të cilët vijnë në Kathmandu. Janë avionë të vegjël, që mund të bëjnë disa rrugë, por kjo ka shkaktuar trafik ajror e ka bllokuar punën. Përsa u përket doganave, janë bërë kërkesa për përshpejtimin e praktikave, meqë gjendja është urgjente. Janë shumë ata, që kanë humbur gjithçka e po vjen edhe sezoni i musoneve. Tani për tani duhen plotësuar nevojat elementare për ujë, ushqim e strehim. Nepali nuk është fushë, por një vend, që ndodhet në mesin e Himalajës, prandaj çdo gjë ndërlikohet nga lartësia, nga izolimi i fshatrave etj.








All the contents on this site are copyrighted ©.