2015-04-29 18:40:00

Ministri Jashtëm i Kosovës Thaçi për vizitë në Vatikan takon Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet imzot Gallager


Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte sot për një  vizitë në Vatikan, ku takoi Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Gallagher. Më pas pat takim me Presidentin e Këshillit Papnor të Selisë së Shenjtë për Familjen, imzot Vincenzo Paglia dhe Presidentin e Guvernatoratit të Shtet Qytetit të Vatikanit, kardinalin Giuseppe Bertello.

Gjatë takimeve, ministri Thaçi pasi çmoi vëmendjen e Selisë së Shenjtë ndaj shoqërisë së Kosovës dhe njoftoi bashkëbiseduesit për realitetin e sotëm duke folur për arritjet dhe sfidat që ka Vendi. Një nënvizim të veçantë ministri Thaçi bëri për rëndësinë e vlerave ndërfetare dhe ndëretnike paqësore, vlera këto që në Kosovë, tha ai, kultivohet nga të gjithë, në mënyrë të veçantë nga komunitetet fetare të Vendit. Gjatë takimit u fol edhe për një thellim e përforcim të marrëdhënieve mes dy palëve. Ministri Thaçi çmoi kontributin plot vlera që komuniteti katolikë i jep shoqërisë së sotme.

Pas takimeve në Vatikan, ministri Thaçi vizitoi programin shqip të Radio Vatikanit dhe në mikrofon të radios së Papës foli për vizitën e sotme, për situatën dhe të ardhmen e Vendit. Ma tepër, ta dëgjojmë bisedë e dom David Gjugjës me ministrin e Jashtëm të Kosovës, zotin Hashim Thaçi...








All the contents on this site are copyrighted ©.