2015-04-25 15:48:00

Papa në lutje për Nepalin, dëmtuar rëndë nga tërmeti: më se njëmijë viktimat


Një tërmet i fuqishëm, 7.9 ballësh, i pasuar nga lëkundje të tjera të vazhdueshme, goditi zonën në gjysëm të rrugës ndërmjet kryeqytetit, Kathmandu dhe qytetit Pokhara. Të pallogaritshme, dëmet materiale e viktimat, me qindra. Nuk mungon as frika që qindrat të bëhen mijëra. Janë viktimat e tërmetit, që goditi Nepalin rreth orës 11.56 me orën vendase. Lëkundja më e fortë zgjati një minut e gjysëm, e ndjekur nga 13 lëkundje të tjera. Tërmeti u ndje edhe në Indi, Kinë, Pakistan e Bangladesh. Sipas disa dëshmive, zona e epiqendrës, me rreze prej disa kilometrash, u bë rrafsh me tokë. Edhe në Kathmandu u shembën një mori ndërtesash, ndërsa numri i njerëzve të zhdukur nën gërmadha është ende i pasaktë. Dëme të rënda edhe në zonat e qytetit, pasuri e Unesco-s: u shembën një mori tempujsh e pallatesh, duke përfshirë edhe Kullën Dharahara. Metropolitana u mbyll menjëherë, ndërsa aeroporti ndërkombëtar u dëmtua rëndë. Tërmeti shkaktoi edhe një ortek mbi malin Everest, maja më e lartë në botë në vargmalet e Himalajës. Tetë, të zhdukurit. Mediat kineze flasin për 13 vetë, që humbën jetën në Tibet. Por për më shumë hollësi, të dëgjojmë atë Pius Perumana, i Karitasit nepalez:

Përgjigje: - I tried to reach the town, I was in …

U përpoqa të arrij në qytet, sepse nuk isha këtu, kur ra tërmeti. Arrita vetëm në këtë çast, mbasi udha ishte e bllokuar. Më pas e liruan e kështu munda të arrij në Kathmandu. Tani jam në kishë i rrethuar nga një mori njerëzish.

Pyetje: -  ka shumë të plagosur?

Përgjigje: - There are a number of injured, and according to our reports …

Shumë, e sipas lajmeve që morëm, edhe qindra të vdekur. Në zonën ku ndodhem po kërkojnë akoma nëpër gërmadha njerëzit, që u zunë si në kurth nën shtëpitë e tyre të shembura brenda disa sekondave.

Pyetje: - Po shtëpitë, në ç’gjendje janë?

Përgjigje: - In many places the buildings are cracked and some buildings are collapsed …

Në shumë zona shtëpitë u dëmtuan rëndë e disa edhe u shembën krejtësisht. Po lajmet, që kanë arritur deri tani, nuk janë as të sakta e as të plota. Drita elektrike nuk ka ardhur akoma e linjat telefonike nuk funksionojnë në rregull, prej këndej, kuadri nuk është aq i qartë.

Pyetje: - Për çka kanë më shumë nevojë njerëzit tani?

Përgjigje: - Well, people are all out because of the after shakes …

Bah, njerëzit janë të gjithë në rrugë të madhe, sepse lëkundjet vijojnë. Sapo erdha nga selia e Karitasit, prej ku dolëm me vrap, sepse  dëgjuam alarmin. Askush nuk ndjehet i sigurt brenda ndërtesave. Jemi jashtë, pra.  Qielli është plot me re e druhemi se do të fillojë edhe shiu. Kemi nevojë për çadra, ushqime, për gjërat më të domosdoshme. Njerëzit nuk mund e nuk duan të kthehen në shtëpitë e tyre, edhe sepse shumica u rrënuan. Janë të gjithë rrugëve…








All the contents on this site are copyrighted ©.