2015-04-23 14:05:00

Papa Françesku: kur një shoqëri e fsheh Zotin mënjanon njeriun


Kur një shoqëri e fsheh Zotin, mënjanon njerëzit: këtë pohoi Papa Françesku me rastin e nismës së prezantuar nga “Scholas Occurentes”, rrjeti edukativ botëror i promovuar nga vet Papa, që është aktiv, në mënyrë të veçantë, ndër të rinjtë e periferive urbane apo të atyre që janë në vështirësi. Janë Fjalë, që Papa i shqiptoi të martën e kaluar në Shtëpinë e Shën Martës në Vatikan, të cilat u shënuan nga Marcedes De La Torre.
“Sot për sot një djalosh e sheh si një gjë normale vdekjen nga uria, sëmundjen, vjedhjen, vrasjen, të jetuarit në grupe. Ky është propozimi që ofrojnë disa sektorëve të shoqërisë: të punosh për trafiqe të drogës. Janë propozime që kanë afër pikërisht të rinjtë e varfër. E kjo udhë është udhë drejt vetëvrasjes: vetëvrasje morale, vetëvrasje ekzistenciale. Unë nuk dua që njerëzimi të vetëvritet. E ka shumë të rinj që janë viktima të tërë kësaj dhune e kësaj varfërie. E ky është një projekti e një premtim. Ju falënderoj e ju admiroi për njerëzinë tuaj, për humanizmin tuaj. Puna juaj është realisht krijuese dhe e rëndësishme para një sistemi edukativ që nuk ka fuqinë e reagimit ndaj plagëve shoqërore. Ka përjashtime, por në përgjithësi, atë që njoh në Amerikën Latine e diçka në Afrikë, në ka aftësi për të reaguar e përmirësuar gjendjen. E ky propozim i jua hap horizonte, është krijues, si për shembull edukimi i tri gjuhëve të koordinuara: gjuha e mendjes, gjuha e zemrës dhe gjuha e dorës, që do të thotë punë e koordinuar. Sekreti është në personin njerëzor e në Zotin. Zoti ka mbjell në zemrën njerëzore kaq shumë mundësi e prandaj kur një shoqëri e fsheh Zotin dhe nuk e vë në qendër të jetës njerëzore, përfundon në kulturën e përjashtimit e të fundërrinës. Për këtë arsye angazhohem në gjitha këto gjëra”.
E sot, pranë Radio Vatikanit, përfaqësuesit e Scholas Occurrentes (shkollat e takimit), gjatë një konference për shtyp, paraqiten programet dhe nismat që kanë për t’i ndihmuar të rinjtë e periferive urbane e të zonave të vështira.








All the contents on this site are copyrighted ©.