2015-04-23 13:38:00

Kisha katolike ndërton një shkollë të re për të rinjtë në Prishtinë


Kisha katolike e Kosovës ripohon impenjimin e saj në fushën e edukimit e të formimit të të rinjve. Kështu përmes rregulltarëve Salezianë, e pikërisht pranë qendrës sociale Don Boska në Prishtinë, të premten e kaluar ka bekuar gur-themeli i një shkolle të re fillore dhe të mesme të ultë për të rinjtë kosovarë. Realizimi i shkollës re mbështet nga organizmi i Kishës gjermane Renovabis dhe Shtetit gjerman, si ndihmë konkrete për popullsinë kosovare në fushën e rëndësishme të formimit të brezave të ri, për një të ardhme më premtuese. Më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt...


Salezianët në Prishtine jetësojnë  edhe me shumë  shembullin dhe misionin e priftit, mësuesit e edukatorit Dom Shën Gjon  Bosko.  Me 17 prill 2015, në hapësirën e Qendrës don Dosko në Prishtinë u bekua gur themeli i Shkollës  Fillore dhe të Mesme të Ulët, e cila financohet nga Fondacioni kishtar Renovabis nga Gjermania dhe ketë nismë gëzimi e filluan pikërisht përgjegjësit e këtij fondacioni për Ballkanin, Herbert  Schedler  e Norbert Dittrich. Në këtë akt solemn morën pjesë edhe mësimdhënës, nxënës, prindër e qytetarë të tjerë.
Drejtori i kësaj Qendre Saleziane, don Izidor Llukiq, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi Kishën Katolike e Fondacionin Renovabis nga Gjermania si dhe shtetin Gjerman për mbështetjen dhe financimin e këtij projekti të rëndësishëm, ndërsa punë të mbarë në ndërtimin e shkollës, i dëshiroj drejtorit Rrustem Krasniqi dhe punëtorëve të firmës se tij ‘Jeta’. Shkolla e re, sipas drejtorit Llukiq, do të ketë  një rëndësi të veçantë në edukimin dhe formimin e brezave të rinj të Kosovës, pa dallime e pa përjashtime.
Për rëndësinë e madhe të ndërtimit të kësaj shkolle foli edhe Vikari Gjeneral i Kishës katolike të Kosovës, Dr. Don Lush Gjergji, i cili theksoi se Kisha e Kosovës e mbështet projektin e financuar nga Renovabis. Ndërsa përfaqësuesi i këtij fondacioni, Herbert Schedler përgëzoj drejtorin dhe Bashkësinë Saleziane të Don Boskos në Prishtine dhe fëmijët për shkollën në të cilën siç tha në vitin kalenderik 2016/2017 do jetë e gatshme ti pranoj këto fytyra të mrekullueshme duke i uruar qe të mësojnë dhe të edukohen për të ardhmen e tyre.
Më pas Vikari Gjenaral don Lush Gjergji bekoi gurthemelin e shkollës fillore dhe të mesme të ulët Don Bosko, ndërsa Don Pavlini, zëvendësdrejtor i Qendrës, lexoi pergamenën, e cila pastaj u firmos nga Herbert Schedler- nga Renovabis, drejtori i firmës ndërtuese, Rrustem Krasniqi dhe nga drejtori don Izidor Lukic. Po këto personalitete i hodhën edhe lopatat e para me beton për çka u dëshmua fillimi i ndërtimit të kësaj shkolle të bekuar e tejet të rëndësishme për një të ardhme që premton shumë.








All the contents on this site are copyrighted ©.