2015-04-23 15:24:00

Jorge Bergoglio kremton ditën e emrit. Papa që punon kundër varfërisë e për të mirën e përbashkët


Një ditë e veçantë për Papën Jorge Mario Bergoglio, i cili sot kremton ditën e emrit, festën e Shën Gjergjit, emrin e të cilit prindërit ia vunë në Pagëzim. Sot, më 23 prill, në festën e Shën Gjergjit, Papa Jorge Mario Bergoglio mori shumë letra e telegrame urimi për ditën e emrit nga njerëz të thjesht e deri nga personalitetet më të larta botërore, që vlerësojnë impenjimet e Papës Jorge në mbrojtje të paqes mes popujve e feve dhe të dinjitetit të njeriut.

E me rastin e ditës së emrit të Papës Jorge, që kremtohet sot në festën e Shën Gjergjit, po kujtojmë se në përfundim të çdo takimi, publik apo privat, Papa Françesku kërkon të lutemi për të. E këtë e bëjnë shumë njerëz, e sigurisht jo vetëm katolikë, në mbarë botën. Për festën e shën Gjergjit, ditën e emrit të tij, kujtimi në uratën pro pontificie nostro bëhet më i përzemërt, me fjalët e lashta që po përsërisimin edhe në emër të gjithë dëgjuesve e lexuesve të RV: ‘dominus conservet eum et vivificet eum”.  Bashkojmë zërin tonë me urimet, që vijojnë t’i vijnë Papës Jorge Françesku nga mbarë bota, duke i drejtuar edhe lutjen Zotit për Papën tonë, që ta mbushë me gjallëri e forcë për impenjimet e ardhshme të fesë e në shërbim të njerëzimit mbarë. E me gjithë zemër një zëri i urojmë Papës Jorge këtë ditë emri: E gëzofsh emrin. Për shumë vjet!








All the contents on this site are copyrighted ©.