2015-04-23 16:03:00

Bosnjë –Herzegovinë: Letra e ipeshkvit të Mostarit për vizitën e Papës


Një letër, drejtuar besimtarëve, klerit shekullar dhe rregulltarëve, për t’i ftuar të përgatiten e të marrin pjesë në takimin me Papën Françesku, më 6 qershor, në Sarajevë. E shkruan, sipas agjencisë Sir, ipeshkvi i Mostar-Duvnos e administrator apostolik i Trebinje-Mrkan, imzot Ratko Periç. “U kërkoj të gjithë atyre, që mund të marrin pjesë, të jenë të pranishëm në Meshën në stadiumin Koševo, shkruan ipeshkvi, e të luten për ndjetet e Papës. Vizita e tij do të jetë për ne të gjithë shenjë inkurajimi e vëllazërie, tharm paqeje, dialogu e miqësie”.

Vijojnë përgatitjet për vizitën papnore

Motrat klarise të Brestovskos e ato françeskane të Gornja Tramošnica, por përgatisin hostet për kremtimin në stadium, ku priten mijëra besimtarë, Ndërsa motrat e Mostarit po qindisin paramentet e Papës Françesku dhe të bashkëkremtuesve. Pothuajse gati, edhe “froni” papnor, që Françesku do ta përdorë gjatë Meshës në stadium e edhe në takimin me rregulltarët në katedrale. Froni është dhuratë e famullisë së Zavidović e për realizimin e tij kontribuan edhe besimtarët myslimanë. Stoliset me stemën papnore e me katedralen e Sarajevës. Para se të mbartet në Sarajevë, froni papnor do të ekspozohet në kishën famullitare të Zavidović.








All the contents on this site are copyrighted ©.