2015-04-17 18:40:00

Pakistan: batarè kundër një shkolle katolike në Lahore: 3 të plagosur


Sot paradite njerëz të armatosur hapën zjarr mbi institutin shkollor të Lahores “St Francis High School”, lice katolik, në lagjen Bahar, zonë e Anarkali. Njoftimin e jep agjencia Fides, duke u nisur nga burime të Kishës vendase. Një nxënës e dy roje të sigurisë mbetën të plagosur e u shtruan menjëherë në spital. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet morën masën parandaluese të mbylljes së dy shkollave katolike: “St Francis High School” dhe “St Mary High Schol”: shkolla e parë, lice mashkullor, e  dyta, femëror. Të dyja janë shkollat më të mira të qytetit.

Sulmi flet vetë për keqësimin e situatës së të krishterëve në Pakistan.

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.