2015-04-17 16:25:00

Më 2 maj Papa do të jetë në selinë romake të Kolegjit Veriamerikan


Më 2 maj Papa do të shkojë për vizitë në selinë e Kolegjit veriamerikan,  kolegj i Kishës së SHBA-ve, mbi kodrën e romake të Gianicolos, për të kryesuar një Meshë në kujtim të atit Junipero Serra, françeskan e misionar spanjoll, me origjinë nga Maiorka, që në vitet njëmijë e shtatëqind, themeloi misione të shumta katolike në Kaliforninë e Epërme.

Ngjarja do të paraqitet të hënën e ardhshme, më 20 prill, gjatë një konference shtypi, në Vatikan. Dita e reflektimit organizohet nga Komisioni Papnor për Amerikën Latine dhe Kolegji Papnor i Amerikës Veriore, me titull: “Vëllau Junipero Serra, apostull i Kalifornisë e dëshmitar i shenjtërisë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.